Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sot bashkë me gratë kandidate për Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe gra që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit është sensibilizuar me çdo të prekur nga kanceri i gjirit në Mitrovicë dhe në Kosovë.
Hamza ka apeluar që të mos neglizhohet shëndeti dhe të kryhen me kohë ekzaminimet, sepse, siç ka thënë ai, zbulimi i hershëm është shpëtim dhe parandalimi është mbijetesë.
“Me gratë kandidate për Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe gra që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit, sot u sensibilizuam me çdo të prekur nga kanceri i gjirit në Mitrovicë dhe në Kosovë. Mos e neglizhoni shëndetin tuaj dhe kryeni me kohë ekzaminimet, sepse zbulimi i hershëm është shpëtim dhe parandalimi është mbijetesë. Në qeverisjen time, ekzaminimet dhe kontrollet rutinore me mamografi do të jenë falas dhe do të ofrojmë shërbime shëndetësore shumë më cilësore për trajtimin e kancerit të gjirit. Zvogëlimi i rrezikut është i mundur!”, ka shkruar Hamza.