Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBedi Hamza i kërkon Qeverisë Kurti ta zbatojë Ligjin për Rimëkëmbje

Bedi Hamza i kërkon Qeverisë Kurti ta zbatojë Ligjin për Rimëkëmbje

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk kanë parë masa të duhura për trajtimin e gjendjes në ekonomi nga Qeveria e re.

Ai në një konferencë për medie tha se qeveria është duke u vonuar sa i përket masave për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ne e dimë që jeta e secilit është shumë e rënduar por kemi masa të deskuilibruara, dhe nuk kemi parë masa të duhura për trajtimin e gjendjes ekonomike, janë duke u vonuar dhe nuk është qëllimi jonë që si opozitë vetëm të kritikojmë. Nuk po jep sinjale të duhura”tha Hamza.

Ai ka thënë duhet të nis shpërndarja e mjeteve për bizneset.

“Duhet të zbatohet ligji për 200 milionë të fillohet tu shpërndahet bizneseve, dhe sektori i gastronomisë nuk është sektori i vetëm i dëmtuar. Është mirë të paralajmërohet  më herët, dhe të ketë masa të qarta e të sakta dhe të zbatohet ligji”, tha ai.

“Është kërkesë e jona, ne do të jemi shumë kërkues që të zbatohet ligji, që pjesa e ndarë të kaloj në biznese edhe tek ata që kanë humbur vendet e punës, dhe kërkojmë nga qeveria një program të veçantë për rimëkëmbjen ekonomike, sepse jemi ndër vendet me probleme ekonomike shumë të mëdha”, tha Hamza.

Ai tutje tha që do duhet të jetë një kompani e duhur për vaksinim  e qytetarëve kundër Covid-19, sikur çdo shtet tjetër.

“Nëse mjetet janë brenda buxhetit dhe të ndara, pse nuk kemi një kontratë me ndonjë prej kompanive për vaksinat”, tha Hamza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments