Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën...

BE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën e bisedimeve në Bruksel

Bashkimi Evropian planifikon takim midis Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të flitet për statusin e urës mbi lumin Ibër, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Masrali.

“BE-ja planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar iniciativën e hapjes së urës së Ibrit ka pasur zgjidhje politike për këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. Sipas BE-së hapja e urës në mënyrë të njëanshme do të rrisë tensionet në veri të Kosovës.

BE-ja i ka bërë thirrje kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, të mos vazhdojë me veprime të njëanshme.

Këto paralajmërime të BE-së vijnë pasi Qeveria e Kosovës ka marrë iniciativë për hapjen e urës së Ibrit.

Qeveria ka kryer testimet e qëndrueshmërisë së urës dhe është në pritje të një raporti vlerësues nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet nëse ura i plotëson kushtet për qarkullimin e automjeteve. /RTV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments