Monday, November 25, 2024
HomeBotaBE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme

BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme

Policët kanë dëbuar me dhunë emigrantët në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, por edhe në Greqi, thuhet në disa video. Brukseli tani kërkon sqarime shtesë të këtyre kritikave.

 

Bashkimi Evropian u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve (pushbacks) në kufijtë e tyre. Brukseli shprehet “thellësisht i shqetësuar” për njoftimet e mediave, sipas së cilave refugjatët janë dëbuar, disa edhe me dhunë, deklaroi Komisionerja e Brendshme e BE -së Ylva Johansson në Bruksel.

Gazetarët hulumtues të revistës “Der Spiegel” dhe të disa mediave nga vendet e tjera të BE-së kanë filmuar ndërhyrjen e policisë kroate dhe njësive speciale greke, të cilat kanë dëbuar me dhunë persona që kanë kaluar kufijtë e tyre. Forcat rumune të sigurisë përmenden gjithashtu në këto raportime.

Hope Barker koordiniert Hilfsprojekt für Migranten Wave Thessaloniki
Fotografitë e paraqitura në televizionin kroat tregojnë se si njerëz të maskuar, me sa duket anëtarë të policisë kroate, po i kthejnë nga territori kroat emigrantët në Bosnjë-Hercegovinë me shkopinj. Regjistrimet e mëtejshme tregojnë se si refugjatët merren me furgona dhe sillen ilegalisht përtej kufirit. Këto janë “pushbacks” të paligjshme.

Dëmtimi i BE-së

Disa nga këto informacione janë tronditëse, tha Johansson. Ka shenja të dhunës së orkestruar në kufijtë e jashtëm të BE-së. Akuza të tilla “dëmtojnë vërtet reputacionin tonë si Bashkim Evropian”. Provat bindëse treguan gjithashtu keqpërdorimin e fondeve të BE-së, pasi operacionet e rojeve kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së financohen pjesërisht nga Brukseli. Kjo duhet të hetohet, kërkoi Johansson. Kjo çështje u trajtua edhe në një takim të ministrave të brendshëm të BE të premten, së bashku me ministrin grek të Migracionit Notis Mitarachi dhe ministrin e Brendshëm kroat Davor Bozhinoviq.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kroacia respekton ligjet e saj dhe rregulloret ndërkombëtare. Por ai shtoi, se “si çdo vend tjetër, është detyra jonë të mbrojmë kufirin tonë dhe të ndalojmë migrimet ilegale”. Ministri i Brendshëm Bozhinoviq tha se nuk ka vend për dhunë në policinë kroate. Autoritetet do t’i hetojnë raportet. “Një ekip ekspertësh është në vend sot për të gjetur se çfarë ndodhi, kush u përfshi në këtë ngjarje dhe ku ndodhi”. Pas përfundimit të raportit, Zagrebi do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Kontradiktat nga Greqia

Türkei Ägäis | Küstenwache rettet Flüchtlinge
Ministri grek i Migracionit Mitarachi ka protestuar me forcë. Ai ka kundërshtuar fajësimet e vazhdueshme ndaj Greqisë. “Kufijtë grekë janë kufijtë e BE-së dhe ne veprojmë brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe evropian për t’i mbrojtur ata.” Greqia ka mohuar vazhdimisht dhe sistematikisht fajësimet e ngjashme në të kaluarën.

Kroacia dhe Greqia janë në rrugën ballkanike, e cila përdoret nga emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë drejt Evropës Perëndimore. Emigrantët përpiqen të hyjnë në Kroaci kryesisht nga Bosnja, në Greqi mbërrijnë nga deti dhe toka nga Turqia. Rojet kufitare kroate janë akuzuar vazhdimisht për dhunë kundër emigrantëve. Në Greqi, thuhet se rojet bregdetare janë në veçanti të dhunshme, ose të paktën jashtëzakonisht të pamëshirshme, ndaj anijeve me refugjatë./DW

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments