Thursday, November 28, 2024
HomeBotaBE-ja heq mbajtjen e maskave gjatë udhëtimeve ajrore

BE-ja heq mbajtjen e maskave gjatë udhëtimeve ajrore

Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, teksa masat kundër koronavirusit po lehtësohen në mbarë bllokun, thanë autoritetet të mërkurën, më 11 maj.

Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror” për pasagjerët dhe punëtorët.

Udhëzuesi i ri “merr për bazë zhvillimet e fundit të pandemisë, veçmas nivelet e vaksinimit dhe imunitetit natyral dhe po ashtu shoqërohet me heqjen e kufizimeve nga një numër në rritje i shteteve evropiane”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate të përbashkët.

“Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e pasagjerëve të tjerë”, tha presidenti i Agjencisë për Siguri në Aviacion, Patrick Ky.

“Dhe nëse një pasagjer që teshtinë apo kollitet duhet që t’i sugjerohet që të mbajë maskë, për të mbrojtur pasagjerët e ulur pranë tij”, tha ai.

Përderisa këto rekomandime do të hyjnë në fuqi më 16 maj, rregulli për mbajtjen e maskave ende mund të varet nga vendimet e kompanive ajrore, të cilat kryejnë fluturimeve drejt vendeve të ndryshme, ku mund të ketë rregulla të ndryshme për pandeminë COVID-19.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon, tha se larja e duarve dhe mbajtja e distancës fizike ende duhet të praktikohet, por operatorët ajrorë këshillohen që të mos vendosin masa të distancimit fizikë, nëse masa të tilla shkaktojnë pengesa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments