Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaBE e UNDP dhurojnë dy klinika mobile për të moshuarit dhe personat...

BE e UNDP dhurojnë dy klinika mobile për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP kanë dorëzuar dy klinika mobile përmes së cilave do t’u ofrohen shërbime për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara. Klinikat mobile do të menaxhohen nga organizatat jo qeveritare “Nënë Tereza” dhe “Handikos”.

 

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Suzynog ka thënë se përmes këtyre klinikave mobile synojnë edhe uljen e pabarazisë sociale.

“Synimi kryesor i këtyre klinikave është që të ofrojë shërbime të bazuara nën nevojë që mundësojnë zbritjen e pabarazisë sociale dhe arritjen të ata që jetojnë në zonat rurale. Në fakt, OJQ-të do të menaxhojnë këtë shërbim, reflekton rolin kyç që këto organizata luajnë në kohezionin social dhe mirëkuptimi i tillë i grupeve të targetuara i bënë ata për të menaxhuar këto klinika mobile”, ka thënë ai.

Maria Suokko nga UNDP ka thënë se këto dy klinika mobile vetëm sa do të zgjerojnë shërbimet e ofruara deri tani përmes klinikave të tjera mobile.

“Kjo do të lejojë që shërbimet të ofrohen nga shtëpia në shtëpi për të arritur tek ata të të cilët është më së vështiri për të arritur dhe tek që janë në situata më të cenueshme siç janë individët me aftësi të kufizuar. Kjo qasje inovative përforcon institucionet lokale dhe mundësinë për të ofruar shërbimet cilësore në mënyrë efikase dhe në kohë të duhur. Nga qershori klinika mobile ka vizituar komunat në mbarë Kosovën duke u fokusuar në zonat rurale duke ofruar qasje në shërbime në veçanti për gratë, të moshuarit dhe komunitetet jo shumicë. Klinikat mobile janë dëshmuar të jenë mjaft efikase në ofrimin e këshillimeve sociale dhe ligjore duke kryer vlerësime shëndetësore”, ka thënë Suokko.

Ndërsa zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti ka thënë se kjo ministri po vazhdon procesi ne licencimit të organizatave jo qeveritare në fushën e shërbimeve sociale.

“Ministria e Financave në bashkëpunim me UNDP është angazhuar dhe zotuar të implementojë projekti ne ndihmës humanitare që financohet nga Bashkimi Evropian, Zyra në Kosovë, i cili program ka për qëllim të përkrahë ekonomitë familjare, të cilat jetojnë nga skemat e ndihmës sociale, të cilat familje janë përzgjedhur në bazë të manualit operacional nga qendrat për punë sociale në komuna. Ministria e Financave përmes departamentit të politikave sociale dhe familjes është duke vazhduar procesin e licencimit të OJQ-ve në fushën e shërbimeve speciale dhe familjare ku deri më tani janë licencuar rreth 50 OJQ që ofrojnë shërbime të ndryshme sociale dhe familjare”, ka thënë Kapiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments