Sunday, November 24, 2024
HomeBotaBE dhe Britania në mëshirë të Putin: Rusia premton më shumë gaz...

BE dhe Britania në mëshirë të Putin: Rusia premton më shumë gaz nëse aprovohet NordStream2

Kompanitë europiane dhe britanike kanë paralajmëruar se çmimet do të rriten për konsumatorin e fundit për shkak shtimit të kostos së energjisë dhe të tjerave. Çmimi për gaz u rrit për 600 % por ra menjëherë pasi presidenti rus Putin tha se Rusia është e gatshme të shtonte furnizimin para se të përmendte tubacionin e shumë përfolur NordStream2.

 

Së pari u shënua një rritje çmimi prej 600 % në krahasim me janarin e vitit 2021 , hera e parë që u pa një rritje e tillë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vladimir Putin u akuzua se ka shndërruar energjinë në armatim kur sugjeroi se ai do të dërgonte më shumë gaz në Europë nëse BE aprovon gaz përçuesin kontrovers e të kritikuar Nord Stream 2. Kriza energjetike pritet të jetë e rëndë.
Kjo kthen Projekti i shumëpërfolur e shumë kritikuar Nord Stream2 me pronë shumicë të kompanisë shtetërore ruse Gazprom i shtyrë para nga Gjermania e i kundërshtuar ashpër nga administrata paraprake amerikane Trump, ndërsa e kundërshtuar butësisht nga kjo e tanishmja Biden që në fund edhe e u pajtua.

Çoroditja e çmimeve të gazit ra poshtë të enjten pasdite kur Putin tha: “Le të mendohemi si të rrisim furnizimin në treg, vetëm se duhet ta bëjmë me kujdes. Flisni me Gazprom dhe bini në ujdi”.

Gazprom nuk është një entitet i ndarë prej vet Putin dhe kjo nuk i iku Sekretares për Energji të SHBA’së, Jennifer Granholm, që tha se SHBA po e ‘vështron’ Rusinë me kujdes e shtoi: “Nuk duhet të ndodhë që energjia të shndërrohet në armatim”.

Në vitin presidenti i SHBA’së, Donald Trump, në vitin 2019 kishte vendosur sanksione projektit Nord Stream 2, pronë e Gazprom, kompani kjo në pronë të shtetit rus, pasi e konsideronte kërcënim të Europës, duke e mbajtur Gjermaninë në “peng të Rusisë”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments