Monday, November 25, 2024
HomeBotaBavaria e Gjermanisë merr masa të reja, përfshirë mbylljen në disa distrikte

Bavaria e Gjermanisë merr masa të reja, përfshirë mbylljen në disa distrikte

Rajoni i madh juglindor i Gjermanisë, Bavaria, të premten vendosi që t’i anulojë të gjitha tregjet e Krishtlindjeve për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve të koronavirusit.

Përpos kësaj mase, rajoni i njohur gjerman gjithashtu vendosi izolim në të gjitha distriktet që shkallën mesatare javore të infeksioneve e kanë mbi 1.000 për 100.000 banorë.

Në këto distrikte, restorantet, kafenetë klubet, sallat kulturore dhe sportive do të mbyllen, tha kryeministri rajonal, Markus Söder, pasnjë takimi me kabinetin e tij në Mynih. Megjithatë, shkollat dhe çerdhet do të mbeten të hapura.

Tash për tash, tetë distrikte të Bavarisë kanë shkallë mesatare javore të infeksioneve më të lartë se 1.000 për 100.000 banorë.

Söder tha se do të ketë “de fakto izolim” për personat e pavaksinuar duke e zbatuar rregullën e ashqutuajtur “2G” në tërë rajonin. Sipas kësaj rregulle, liritë si qasja në restorante dhe hotele lejohen vetëm për personat e vaksinuar ose që e kanë kaluar Covid-in.

Sipas zyrtarit të lartë bavarez, rreth 90 për qind e pacientëve me Covid-19 në spitale janë të pavaksinuar. “Të jesh i pavaksinuar është një rrezik i vërtetë”, theksoi Söder, duke shtuar se shkalla e vaksinimit në jug të Gjermanisë fatkeqësisht është historikisht më e ulët se në veri.

Në bazë të rregullave të reja, personat e pavaksinuar do ta humbin qasjen edhe në hapësirat si sallonet e floktarëve, universitetet ose qendrat për shkollim për të rritur.

Kryeministri rajonal gjithashtu bëri thirrje që vaksinat për Covid-19 të bëhen të detyrueshme nga viti i ardhshëm, duke pretenduar se nëse një gjë e tillë nuk zbatohet, do të krijohet një “qark i pafund” (i përhapjes së virusit).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments