Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBaton Haxhiu ia numëron “betejat e humbura” presidentes Vjosa Osmani

Baton Haxhiu ia numëron “betejat e humbura” presidentes Vjosa Osmani

Gazetari i njohur kosovar, Baton Haxhiu, në emisionin e tij “E vërteta me fjalë” ka përmbledhur disa ato që ai i quan ‘beteja të humbura’ të presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Haxhiu përmend në fillim të videos, nisjen e karrierës së Osmanit në kabinetin e ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“Si shefe e kabinetit, Osmani del në pah në dy momente. Në Uashington kur përkthen për presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi në konferencën për medie me sekretaren Hillary Clinton dhe në Hagë si pjesë e ekipit që mbron pavarësinë e Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë edhe pse draftin e mbrojtjes e kishin ndërtuar ndërkombëtarët.”, thotë Haxhiu.

Ai përmend edhe rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu në Gjykatën Kushtetutese të Kosovës.

“Por në Kosovë, ajo nuk arrin ta mbrojë në Gjykatën Kushtetuese presidentin Fatmir Sejdiu. Për pasojë ai jep dorëheqje nga ajo pozitë. Vite më vonë, ai e akuzon Osmanin për tradhti dhe marrëveshje me Isa Mustafën.”, thuhet në emisonin “E vërteta me fjalë” të Albanian Post.

Gazetari Haxhiu, këtë e ka renditur si disfatën e parë të Osmanit.

Tutje përmenden edhe zgjedhjet e vitit 2014 të cilat i fitoi PDK-ja, ku Osmani garonte me LDK-në për të marrë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Atëbotë, partitë tjera bëhen bashkë dhe e sfidojnë PDK-në në Gjykatë Kushtetuese.

Përfaqësuese të partive në Gjykatë Kushtetuese e zgjedhin Vjosa Osmanin, ku ajo sërish humb rastin.

Në rrugën e Vjosa Osmanit, Haxhiu përmend edhe votimin e saj kundër Qeverisë të cilën do ta udhëheqte Isa Mustafa në koalicion me PDK-në.

Sipas tij, këtu nis përplasja e saj me Mustafën.

Si ‘betejë të humbur’ të Osmanit, Haxhiu e liston edhe kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së në vitin 2015, e cila as nuk u miratua nga Kuvendi Zgjedhor.

Osmani, kryetarin e e LDK-së, Isa Mustafën, e quante jolegjitim.

Për të parë të plotë emisonin, shikoni videon e mëposhtme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments