“Nëse hyhet në dialog, duhet të shkojë përtej arritjeve që janë bërë dhe jo të kthehet 10 vite mbrapa”, u shpreh Baton haxhiu.
Baton Haxhiu tha se marrëveshja në fjalë nuk ishte fitore për Albin Kurtin dhe e vetmja fitore e kryeministrit të Kosovës është se nuk u përplas me ushtrinë serbe në kufi, sipas analistit.
“Albin Kurti të vetmen fitore ka që nuk u përplas me ushtrinë serbe dhe ruajti jetët e njerëzve, por politikisht dhe në dialog është i aftë sa fëmijët e vetëvendosjes në qeverisjen e Kosovës”, tha analisti Haxhiu.
Për Baton Haxhiun, Albin Kurti duhet të bëhet më pragmatist, ku “në vend të historisë duhet të shohë përditshmërinë e jetës”.
Analisti Haxhiu e cilësoi “frikacak” Albin Kurtin dhe sa se ky i fundit ka një retorikë mashtruese, gjë që sipas analistit i bën dëm Kosovës.