Me urdhër të Prokurorit të Specializuar sot janë bastisur shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala.
Ndaj këtyre veprimeve të Speciales ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku këto bastisje i ka quajtur si një spektakël të radhës.
“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.