Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaBashkimi Evropian konfirmon takimin në kuadër të dialogut, por a do të...

Bashkimi Evropian konfirmon takimin në kuadër të dialogut, por a do të jetë Asociacioni çështje kryesore e diskutimit?

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialog, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të takohen sërish në Bruksel.

Për dallim nga takimet e pakta që kanë patur drejtuesit e të dyja shteteve, takimet në kuadër të kryenegociatorëve janë më të shpeshta.

Të kontaktuar nga lajmi.net nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se takimi i radhës në kuadër të dialogut do të zhvillohet javën e ardhshme, saktësisht me 16 nëntor.

Duke mos dashur të japin detaje të tjera, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka theksuar se mund të konfirmoj datën e takimit të radhës në kuadër të nivelit të kryenegociatorëve.

Madje ai theksoi se palët do të vazhdojën të diskutojnë lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

“E vetmja gjë që mund t’ju përgjigjem është se mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel më 16 nëntor. Palët do të vazhdojnë të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara”, tha Stano.

Por pavarësisht se Stano është pyetur nëse çështja e diskutimit në këtë takim do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ky i fundit nuk ka dashur të përgjigjet.

Duhet përkujtuar që ishte pikërisht presidenti, Aleksandar Vuçiq i cili vazhdimisht ka deklaruar se çështja kryesore apo kyçe e cila do të diskutohet në takimet e radhës në Bruksel është pikërisht Asociacioni.

Fillimisht Vuçiq tha se padyshim që do të vazhdojnë dialogun me palën kosovare, por që tema e parë që duhet të flitet është formimi i komunave me shumicë serbe.

“Sigurisht ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm se tema e parë duhet të jetë formimi i komunave me shumicë serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Duke mos u mjaftue me kaq, Vuçiq dje sërish është deklaruar për Asociacionin.

Ai madje ka kërcënuar se pala serbe mund të tërhiqet nga dialogu në rast se Kosova nuk e themelon Asociacionin.

“Kështu pra qenka situata, më së miri është që Bashkësia e Komunave Serbe të ketë të drejtën të prodhojë qese për krembanane, eventualisht tri shkrepsa dhe dy lapsa për fundvit, dhe kështu Vjosa Osmani të jetë e lumtur. Nuk ka asgjë nga kjo punë. Ose do ta formojnë Asociacionin ashtu sikur jemi pajtuar, pra me kompetencat që janë nënshkruar në Bruksel, ose ne ju themi faleminderit. Ju punën tuaj ne punën tonë dhe një ditë do të takohemi”, tha kryetari i Serbisë të mërkurën.

Kjo kundërpërgjigje e Vuçiq erdhi pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ligjërimit në një universitet amerikan tha se Prishtina mund të krijojë Asociacionin i cili nuk e ka asnjë kompetencë ekzekutive, pra në formën e një organizate jo-qeveritare.

Kurse Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është derivat i marrëveshjes së parë për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruar më 19 prill të vitit 2013.

Në takimin e kaluar të palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të dialogut çështja kyçe e cila është diskutuar ishte ajo e targave të automjeteve.

Kësisoj përmes takimeve në Bruksel u arrit edhe marrëveshja e njohur si ajo e targave, ku u vendos që automjetet të cilat hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe anasjelltas duhet të vendosin stikerat në mënyrë që të hyjnë pa ndonjë ndalesë në pikat kufitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments