Sunday, November 24, 2024
HomeBotaBashkimi Evropian dhe AstraZeneca arrijnë marrëveshje, duke i dhënë kështu fund grindjes...

Bashkimi Evropian dhe AstraZeneca arrijnë marrëveshje, duke i dhënë kështu fund grindjes për vaksinat

Bashkimi Evropian dhe prodhuesi i ilaçeve, AstraZeneca, kanë arritur në një marrëveshje, pas mosmarrëveshjes tanimë të njohur ku BE-ja vendosi ta padiste AstraZeneca-n për mosplotësim të kontratës së krijuar vitin e kaluar.

 

Me marrëveshjen e re AstraZeneca ka rënë dakord të dërgojë 200 milionë doza të vaksinës së saj në Bashkimin Evropian deri në fund të marsit të vitit 2022, të cilat ishin premtuar sipas një kontrate.

60 milionë doza pritet të dorëzohen deri në fund të këtij muaji, 75 milionë të tjera deri në fund të dhjetorit dhe 65 milionët e fundit deri në fund të marsit të 2022-ës.

Në fillim të këtij viti AstraZeneca kishte zemëruar zyrtarët e Komisionit Evropian kur kishte thënë se mund të jepte vetëm një pjesë të dozave për tre muajt e parë të vitit 2021, shkruan BBC.

Komisioni kishte akuzuar kompaninë për thyerjen e marrëveshjes në gusht të 2020-ës, ndërsa AstraZeneca u përgjigj duke argumentuar se kontrata kërkonte vetëm “përpjekjen e saj më të mirë” për të ofruar miliona doza vaksine në kohë.

Dorëzimi i padisë ishte paraparë të arrinte në gjykatat e Brukselit në fund të shtatorit dhe Rudd Dobber i AstraZeneca, tha se ishte shumë i kënaqur që kanë qenë në gjendje të arrijnë mirëkuptim të përbashkët me Komisionin.

Komisionerja e Shëndetësisë e BE–së, Stella Kyriakides, ka thënë se kishte ende dallime të konsiderueshme në normat e vaksinimit midis shteteve anëtare dhe disponueshmëria e vazhdueshme e vaksinave, përfshirë ato të AstraZeneca, mbetet vendimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments