Monday, September 16, 2024
HomeLajmeKosovaBashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së, tregon si u ndalua nga autoritetet në...

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së, tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

Një tjetër arrestim i ish-ushtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Këtë herë në Maqedoni të Veriut është ndaluar Blerim Ramadani. E me të bashkë ishte bashkëshortja e tij Valbona e cila ka folur për Dukagjinin.

“Arrestimi ka ndodhur dje, rreth orës 13:20, na ndaluan në kufi, për kontrollë të dokumentave,” ka thënë Ramadani.

Bashkëshortja e tij ka thënë se Blerimi është arrestuar për shkak se ishte në UÇK.

“I kanë thënë që ndalesa është për shkak të pjesëmarrjes në UÇK, kam folur me ta,mire ka qenë sjellja e tyre ndaj tij dhe ndaj meje, ka qenë shumë e mirë,” shtoi Ramadani.

Blerim Ramadani i kishte bërë shoqëri bashkëshortes së tij për në qytetin e Tetovës, pasi Valbona studion atje.

Ramadani është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

MPJD-ja ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.

Poashtu kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrin vesh më shumë për shtetasin e Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim atje”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments