Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Pejës.
Si pasojë e shkrepjes së armëve jetën humbën dy persona. Një nga viktimat në këtë rast ishte edhe Astrit Ademaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Komunës së Pejës.
Ademaj mbeti pa shenja jete bashkë me Blerand Kadriajn, teksa i plagosur nga ky incident ishte edhe vëllai i tij Avni Ademaj.
Pas vdekjes së Astrit Ademajt ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, ku përmes një postimi i dha edhe lamtumirën e fundit atij.
Ajo tha se gjithçka ishte më e lehtë kur afër kishin njëri-tjetrin dhe se falë kësaj kaluan shumëçka bashkë.
“Besimi yt që kishe ndaj meje më bënë më të fortë që të vazhdojë të rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe”, shkroi ndër të tjerash ajo.
Postimi i plotë i saj:
17 vite i kaluam së bashku me të mira e me vështërsi, por çdo gjë ishe e leht kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashk, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë.
Besimi yt që kishe ndaj meje më bënë më të fort që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe,
Lamtumirë.