Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBashkëpartiaku i Vuçiqit mercenar në Ukrainë, lufton krah ushtrisë ruse

Bashkëpartiaku i Vuçiqit mercenar në Ukrainë, lufton krah ushtrisë ruse

Dejan Vujiq, është njëri nga mercenarët serbë që lufton përkrah agresorit rus në Ukrainë. Ai është mik i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjë që shihet edhe në një foto që vet Vujiq e ka postuar në profilin e tij në facebook.

Ai e pranon se e ka pasur komandant, njëri nga shefat e inteligjencës ruse, përkatësisht SVR-së, dhe më pas Vladimir Kononov, ministër i mbrojtjes së Donjeckut.

Megjithëse thotë se ka shkuar të luftojë për t’i ndihmuar rusët, Vujiq thotë se rusët nuk janë profesionistë në luftë.

“Rusët bëjnë pushkë që vrasin njerëz dhe çizme që t’i varrosin 50 ushtarë”, ka thënë Vujqi, duke nënkuptuar se pushkët i kanë të këqija, pa pikë fosfori, gjë që shërben për të goditur cakun gjatë natës, dhe se një palë çizme i përdorin 50 ushtarë. Pra, ushtarit të vrarë ua marrin çizmet, më pas kur ai vritet, prapë ia marrin çizmet e kështu me radhë.

“Te rusët asgjë nuk i përshtatet njeriut, por njeriu duhet t’u përshtatet të gjithave”, ka thënë Dejan Vujiq, i cili ka qenë prej themeluesve të partisë së Vuçiqit, SNS-së.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments