Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeBasha: Nesër do dërgojmë në SPAK dosjen e abuzimit me sektorin energjetik

Basha: Nesër do dërgojmë në SPAK dosjen e abuzimit me sektorin energjetik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të depozitojë në SPAK dosjen e abuzimeve me sektorin energjetik , sektor për të cilin kryeministri Rama paralajmëroi disa ditë më parë se do të goditet nga kriza.

Ai tha se nuk kemi të bëjmë me krizë energjetike por keqmenaxhimi dhe për këtë fajësoi qeverinë dhe OSHEE-në.

“Tellalli në vijim të strategjisë së tij nxori një plan, ajo që ra në sy ishte një borxh i ri, i marrë nga xhepat tuaj për t’ju ngarkuar edhe më shumë, jo pak por 200 mln euro. Doli si lugat të dielën. “

Mes të tjerash Basha tha se borxhi publik jashtë kontrollit, ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve.

“Sepse përtej sektorit energjetik, ajo që po ndodh me ekonominë dhe financat publike është po aq e rëndë dhe pasqyrohet në jetët e përditshme të qytetarëve, të cilët e ndjejnë se si fatura e korrupsionit po pengon zhvillimin e vendit, në qëndrimet e Partisë Demokratike, por edhe në ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që dy ditë më parë e bën rezil modelin ekonomik të kësaj pakice. Duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifrën marramendëse të 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre, shkon në një masë të madhe për projektet e klientëve të kësaj qeverie.

Pasoja është e qartë. Një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit. Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim. Sepse përveç borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, një çmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël.”, pohoi ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments