Ish presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është rikthyer në kohë për të folur për mundësinë që kishin për transferimin e Kylian Mbappe.
Barcelona kishte rastin e artë për të nënshkruar me francezin sa ishte në Monaco, por në fund vendosen për blerjen e Ousmane Dembele.
Bartomeu ka folur lidhur me këtë transferim që nuk u realizua, duke i fajësuar teknikët ngase preferuan Dembelen.
“Transferimi i Mbappe u vlerësua, por teknikët preferuan Dembelen”.
Pastaj, Bartomeu foli edhe për punësimin e Ronald Koeman, që është në presion të lartë.
“Trajneri i parë që telefonuam për të zëvendësuar Valverde ishte Koeman. Ai u telefonua në dhjetor. Bakero e menaxhoi. Agjenti na tha se Koeman ishte i fokusuar te Euro dhe nuk e ndryshon skuadrën, kështu pastaj erdhi Setien”.
Ndërkohë, Barcelona në vikend do përballet me Real Madridin.