Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë, Vesel Neziri ka reaguar pas rezultatit zgjedhor sipas të cilit kandidati i PDK-së, Bedri Hamza ka fituar pa balotazh.
Neziri ka ironizuar me ish-kryetarin, Agim Bahtiri duke ia kujtuar një deklaratë që ky i fundit e kishte bërë gjatë fushatës.
“Shumë e vertët doli ajo që tha Agim Bahtiri;kapuni dorë për dore se krejtëve kam me ju rrëzue, e tash e ka kuptue se mu kap dorë për dore po u rrezojshe vetë”, ka shkruar Neziri.