Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBarnatoreve në Kosovë u kërkohet që të largojnë këtë ilaç nga tregu

Barnatoreve në Kosovë u kërkohet që të largojnë këtë ilaç nga tregu

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale ka marrë vendim për pezullimin e barnave me substancën e Ranitidinë-s.

Tutje është theksuar se në bazë të këtij vendimi, produkti duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet shëndetësore (barnatore, spitale) dhe se nuk duhet të vihet në dispozicion të pacientëve apo t’u administrohet atyre.

Ndryshe Ranitidina përdoret për reduktimin e acidit në lukth të pacientëve me sëmundje të tilla si urthi dhe ulçera e lukthit.

Njoftimi i plotë:

AKPPM – pezullon të gjitha certifikatat e Autorizimit për Marketing për produktin Ranitidinë.

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Europian përkatësisht Komitetit për Barna për Përdorim Human (CHMP) nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave) konfirmon vendimin për pezullimin e barnave me substancën ranitidinë për shkak të pranisë së niveleve të ulta të papastërtisë së quajtur N-nitrosodimetilaminë (NDMA) e cila klasifikohet si kancerogjen i mundshëm për njerëzit.

Të dhënat në dispozicion për sigurinë NUK TREGOJNË se ranitidina rrit rrezikun e kancerit dhe çdo rrezik i mundshëm ka të ngjarë të jetë shumë i ultë. Megjithatë, NDMA është gjetur në disa barna ranitidinë me nivele në rritje e vërejtur gjatë jetëgjatësisë së saj.

Në bazë të këtij vendimi produkti duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet shëndetësore (barnatore, spitale etj) dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të pacientëve apo tu administrohet atyre.

Ranitidina përdoret për reduktimin e acidit në lukth te pacientët me sëmundje të tilla si urthi dhe ulçera e lukthit. Alternativat janë në dispozicion dhe pacientët duhet të kontaktojnë me profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor për këshilla se cilin bar duhet ta përdorin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments