Përfaqësues të kompanisë së transportit me autobusë, “Barileva Turist”, kanë konfirmuar se të gjithë udhëtarët e tyre që janë daluar në Serbi janë mirë, raporton teve1.info
Në një deklaratë për teve1.info, përfaqësues të kësaj kompanie kanë bërë me dije se udhëtarët janë të lodhur, por nuk kanë probleme shëndetësore e as mungesë të ushqimit.
Po ashtu, nga kjo kompani është bërë me dije se arsyeja e ndaljes është politike.
Ndërsa sipas kontaktit të kompanisë me shoferët e autobusëve në Horgosh, në këtë pikë kufitare nuk po ndalohen vetëm autobusët por çdo automjet me traga të Kosovës.
“Udhëtarët janë krejt mirë edhe ne gjithë kohës jemi në kontakt me shoferët, me udhëtarët. Ata janë mirë, nuk ka asgjë shqetësuese, ndalja është bërë për shkaqe politike. Nuk e dimë sa është numri i tyre sepse nuk është çështja vetëm te autobusët por çdo automjet me targa të Kosovës po ndalohet në Serbi si në pikën në Horgosh por edhe kah Kroacia. Udhëtarët janë mirë, janë të lodhur por kjo është normale sepse kanë pritur prej mesnatës. Për ushqim nuk na kanë tregu që ka mungesë ose diçka të ngjashme”, kanë deklaruar nga kompania.