Barcelona thuhet se ka marrë vendimin përfundimtar për trajnerin Ronald Koeman pas humbjes 2-1 nga Real Madrid në “El Clasico”.
Katalunasit zhvilluan lojë të zbehtë, ku u mposhten në “Camp Nou” nga rivali i përbetuar, transmeton lajmi.net.
Sipas Marca, pavarësisht humbjes, Barcelona do vazhdojë me teknikun holandez, derisa në tre ndeshjet e radhës do jenë vendimtare.
Barcelona udhëton te Rayo Vallecano këtë të mërkurë, pastaj e pret Alaves, derisa do zhvillojë ndeshje shumë të rëndësishme kundër Dynamo Kiev.
Pozita e Koeman do monitorohet pas një sezoni të përbashkët, derisa renditën në pozitën e nëntë dhe kanë fituar vetëm një në tre ndeshje të fazës grupore.
Ish trajneri i Evertonit me Barcelonën vitin e kaluar humbën titullin në xhirot e fundit, derisa edhe u eliminua në fazën 1/16 e Ligës së Kampionëve, kurse fituan Kupën e Mbretit.