Saturday, November 23, 2024
HomeSportBarcelona synon transferimin e sulmuesit të Baselit

Barcelona synon transferimin e sulmuesit të Baselit

Gjiganti spanjoll është duke u përballur me lëndime të shumë futbollistëve.

 

Skuadra e Barcelonës momentalisht ka tre sulmues që po vuajnë nga lëndimet: Martin Braithwaite, Sergio Aguero dhe Ansu Fati.

Mungesat e shumta në repartin e sulmit kanë shtyerë drejtuesit e klubit ‘Blaugranë’ që të tentojnë transferimin e një sulmuesi në merkaton e dimrit.

Sipas ‘Goal’, gjiganti spanjoll është duke konsideruar transferimin e futbollistit të Baselit, Arthur Cabral.

Carbal po shkëlqen këtë edicion me ekipin e tij, ku ka realizuar 23 gola në 24 ndeshje të luajtura, duke bërë kështu që shumë ekipe të shprehin interesim për të.

Thuhet se Xavi ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e Cabral dhe klubi do të bëjë përpjekje maksimale për blerjen e tij në janar.

Çmimi i 23-vjeçarit llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro, ndërsa Barça duhet të shesë disa futbollistë fillimisht para se të tranferojë atë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments