Gjiganti spanjollë synon ta mbajë në ekip talentin e saj edhe për disa vite të tjera.
Gavi ka shkëlqyer në këtë fillim të edicionit duke lënë përshtypje me paraqitjet e tij të mira.
Falë formës së mirë të treguar ai u ftua edhe nga Kombëtarja e Spanjës dhe u bë futbollisti më i ri që debuton me fanellën e ‘Furisë së Kuqe’.
Sipas Mundo Deportivo, ‘Blaugranët’ duan që ta ‘blindojnë’ talentin e tyre duke i ofruar një kontratë të re me rritje page.
17-vjeçari ka kontratë aktuale me ekipin deri në qershor të vitit 2023, por drejtuesit e klubit duan që ta kenë atë në ekip edhe për shumë vite të tjera.
Përveç Gavit, Barça po përgatit marrëveshje të reja edhe me Ansu Fatin e Pedri Gonzalez që po shihen si e ardhmja e klubit.