Barcelona po synon të bëjë një tjetër lëvizje që do të përforconte skuadrën në repartin e mbrojtjes.
Katalanët kanë vënë shënjestrën te lojtari i Bayern Munich dhe reprezentuesi i kombëtares së Gjermanisë, Nicklas Sule.
Baca synon ta marrë lojtarin si transferim të lirë, me kontratën e këtij të fundit që po shkon drejt fundit.
Sule është në dijeni për interesimin e Barcelonës, por situata nuk është megjithatë aq ‘e nxehtë’.
Martinez i Ajax dhe Christensen i Chelsea janë po ashtu alternativat e Barcelonës, pa harruar edhe Cesar Azpilicueta.