Thursday, October 31, 2024
HomeSportBarcelona mund të liroj nga kontrata Umtitin para mbylljes së merkatos

Barcelona mund të liroj nga kontrata Umtitin para mbylljes së merkatos

Samuel Umtiti mund të lirohet nga kontrata nga Barcelona nëse ai nuk pajtohet me një marrëveshje për t’u larguar nga klubi në ditët në vijim.

Kjo është sipas gazetës spanjolle Sport, e cila raporton se Barca po bën gjithçka në fuqinë e tyre për të hequr francezin nga lista e pagave.

27-vjeçari nuk është përfshirë në asnjë nga dy përballjet e Barcelonës në La Liga këtë sezon, dhe nuk pritet të jetë një lojtar i Barcelonës kur të mbyllet afati kalimtar.

Roma, Nice dhe Monako kanë vënë të gjitha ofertat në tryezë për qendërmbrojtësin sipas Sport, por ai ngurron të pranojë ndonjë nga ato propozime pasi lojtari thuhet se po lufton për një klub që mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Spurs gjithashtu janë lidhur më parë me një lëvizje për francezin, por klubi i Londrës Veriore nuk i’a garanton futbollin në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Barcelona po synoj që ta shkëpusë kontratën me lojtarin nëse ai nuk pajtohet me një marrëveshje për t’u larguar në ditët në vijim.

Umtiti ka luajtur 132 herë për Barcelonën që nga një lëvizje prej 22.5 milion funte nga Lyon në 2016.

Ai i ka ndihmuar gjigantët spanjoll të fitoj dy tituj të La Ligas dhe tre kupa spanjolle.

Pavarësisht pesë viteve në shërbim tek Barca, largimi i Umtitit nga klubi duket se është i pashmangshëm, pasi shefat e Barcelonës po përpiqen dëshpërimisht të shkurtojnë faturën e tyre të pagave, pas krizës financiare që e ka kapluar klubin katalunas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments