Barcelona tashmë i ka vendosur çmimin mesfushorit Frenkie de Jong.
Holandezi është lojtar kyç te Barcelona, por shkaku i gjendjes financiare, mund të shitet për të sjellë disa lojtarë tjerë që pëlqehen nga trajneri Xavi.
Sipas Daily Mail, Barcelona do ta lejojë De Jong të largohet nëse një skuadër paguan vlerën e 75 milionë eurove.
Manchester City shihet si destinacioni i mundshëm, me trajnerin Pep Guardiola që synon përforcime në verën e ardhshme.
Në të kaluarën, interesim për De Jong ka shprehur edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich dhe pritet garë e ‘nxehët’ mes dy skuadrave për holandezin.