Sunday, November 24, 2024
HomeBotaBanka Botërore ndan mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ndan mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh, për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Banka tha se paketa përfshin financime nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.

Banka Botërore po ashtu tha se po punon për të lëshuar 3 miliardë dollarë të tjerë për Ukrainën dhe vendet e saj fqinje, në muajt e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments