Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBanjska mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon

Banjska mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon

Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, mund të përsëritet. Kështu është shprehur deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni.

Ai thekson se për shkak të situatës që gjenden këto dy shtete, gjithnjë ka rrezik që të ketë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim.

Quni flet edhe për shërbimin e detyruar ushtarak, për të cilën thotë se nuk e shohin si zgjidhjen imediate dhe më të duhurën. Sipas tij kostoja e një qasje të tillë është shumë e lartë.

Sipas tij, pas rishikimit të strategjisë së sigurisë dhe përcjelljen e trendeve të vendeve perëndimore, është ardhur në përfundim se të rinjtë e Kosovës duhet të kenë disa shkathtësi elementare në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.

Quni në intervistë thekson se nuk përjashtohet mundësia që rasti i Banjskës të përsëritet. Ai thotë se Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve.

Sakaq, Deputeti i LDK-së, Anton Quni foli edhe për situatën e brendshme politike, për të cilën u shpreh se ata janë të gatshëm për zgjedhjet e reja. /A2cnn
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments