Wednesday, November 20, 2024
HomeLajmeKosovaBanesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Termokos-it”

Banesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Termokos-it”

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos-it”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se edhe banesat që gjenden te vendi i njohur si “Rrethi i Flamurit”, do të jenë pjesë e rrjetit të ngrohjes së qytetit.

Rrjetit të “Termokos-it” do t’i bashkohen edhe 6 objekte në atë zonë, me 150 njësi banimi e rreth 600 banorë, shkruan IndeksOnline.

“Së bashku me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj dhe zëdhënësin e Komunës Donat Lushaku, takuam përfaqësuesit e banorëve në lagjen Dardania “Tek Rrethi Flamurit” – për të diskutuar detajet e nevojshme teknike, para se të fillojë kyçja e këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes”, shkroi Osmani në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:  

Banesat “Tek Rrethi Flamurit” – do të jenë me ngrohje!

6 Objekte, 150 njësi banimi, rreth 600 qytetarë.

Së bashku me Nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj dhe Zëdhënësin e Komunës Donat Lushaku, takuam përfaqësuesit e banorëve në lagjen Dardania “Tek Rrethi Flamurit” – për të diskutuar detajet e nevojshme teknike, para se të fillojë kyçja e këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes.

Gjatë takimit me qytetarët, diskutuam mbi përfitimet e këtij projekti që do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme e komode për çdo dimër.

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments