Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBalotazhi në Podujevë, Ekrem Hyseni tregon se me kë do të bëjë...

Balotazhi në Podujevë, Ekrem Hyseni tregon se me kë do të bëjë koalicion

Të dielën e 17 tetorit, qytetarët e Kosovës kanë votuar për të parin e komunës së tyre.

 

Nga 38 komuna sa gjithsej kanë garuar në zgjedhjet komunale, vetëm 17 prej tyre arritën të marrin besimin e qytetarit qysh në raundin e parë.

Ndërsa 21 komuna të tjera pritet të drejtohen drejtë kutive të votimit edhe një herë tjetër.

Në mesin e këtyre komunave ndodhet edhe Komuna e Podujevës ku është zhvilluar garë e ngushtë.

Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni arriti të fitojë plotë 44,30 për qind të votave, duke lënë pas kandidatin e LVV-së, Shpejtim Bulliqin me 44 për qind.

Këta dy kandidatë lanë pas kandidaten e PDK-së, Floretë Zejnullahu me 6,52 për qind, Besnik Tahirin nga AAK, me 3,98 për qind dhe Xhemajl Hasanin nga NISMA, me 0,54 për qind.

Lajmi.net ka kontaktuar kandidatin e LDK-së, Ekrem Hysenin rreth ndonjë koalicioni të mundshëm me ndonjërën nga partitë.

Hyseni u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve ku sipas tij është shënuar rritje e jashtëzakonshme.

“Ne kemi pasur rritje të jashtëzakonshme dhe domethënë garën e ka vendosë qytetari. Rezultati këtë herë ka qenë shumë ndryshe me një rritje të madhe po ashtu edhe kundërshtari një rënie të madhe”, u prononcua Hyseni.

E për mundësinë e ndonjë koalicioni, ai tha se i vetmi koalicion është ai me qytetarët.

“Përndryshe ne duam të bëjmë koalicion me qytetarët, nuk kemi diçka për atë aspekt, qytetari e ka mirëpritur edhe besoj që aty edhe do të jetë rezultati”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet me 14 nëntor. Ndërkohë në raundin e parë 45 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments