Partia e tretë në zgjedhjet e 17 tetorit është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e këtij subjekti, Besim Hoti ka thënë se LDK tash për tash nuk ka vendim se a do të mbështes ndonjërin nga kandidatët apo do të qëndroj në opozitë.
Ai ka thënë se fillimisht pasi të certifikohen rezultatet nga KQZ do t’i thërras strukturat e degës dhe do të marrin vendimin përfundimtar.
“Kritere nuk kemi ngase nuk kemi arritur akoma deri në atë pikë. Fillimisht do presim vlerësimin e strukturave të degës pastaj vendimin se a më qendru në opozitë apo në mbeshtetje të njërit kandidat”, ka thënë Hoti për “Indeksonline”.
Krejt në fund ai ka bërë me dije se vija të kuqe nuk kanë për asnjërin nga kandidatët të cilët janë në balotazh.
Kujtojmë se balotazhi në komuna ku asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar në raundin e parë do të zhvillohet më 14 nëntor.
Më poshtë i gjeni të dhënat për rezultatet e secilit kandidat për kryetar të Klinës: