Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBalla kritikon Kurtin: Për inatet e tua me Ramën, po i lë...

Balla kritikon Kurtin: Për inatet e tua me Ramën, po i lë qytetarët e Kosovës pa vaksina

Analisti Sokol Balla ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka refuzuar vaksinimin e mësuesve me vaksina të ardhura nga Kina me justifikimin se vaksina “Sinovac” nuk është njohur nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Në një postim në Facebook, Balla është shprehur se Albin Kurti hyri në fushatë elektorale në Shqipëri, me dy kosto.

“DMTH: Nese Britania nuk do kishte njohur KS, qeveria ne Prishtine do kishte ndaluar perdorimin e AstraZeneca? E dyshoj”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Albin Kurtit i intereson përplasja Prishtinë-Tiranë, e jo shëndeti publik i qytetarëve.

Ja postimi i plotë i tij:

DMTH: Nese Britania nuk do kishte njohur KS, qeveria ne Prishtine do kishte ndaluar perdorimin e AstraZeneca? E dyshoj. Ajo qe nuk dyshoj eshte se qeveria ne Prishtine, hyri ne fushate elektorale ne Shqiperi, me dy kosto: njera (qesharake) duke na vene shenjen e = me Serbine. Dy: Kosto me e rende eshte se hyri ne kete fushate duke luajtur me shendetin e mesuesve te Kosoves. I dalte per hajer me te dyja! Ndoshta e kemi ne gabim dhe e ka Ai drejt. Ndoshta kryeministri @ediramaal duhet te shohe me shume nga shtetasit e tij qe duan shume ta bejne vaksinen, sesa nga qeveri qe duan me shume koken e tij. Perplasja Prishtin Tirane dihet kujt i intereson, por qeveria duhet te interesohet tani per shendetin publik te Shqiperise.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments