Monday, November 25, 2024
HomeTop LajmetBajrami: Publikimi i listës së bizneseve përfituese nga ministri Murati prodhoi vetëm...

Bajrami: Publikimi i listës së bizneseve përfituese nga ministri Murati prodhoi vetëm urrejtje

Ish-ministrja e Financave ne Qeverinë Hoti, Hykmete Bajrami ka komentuar Pakon e Rimëkëmbjes ekonomike të Qeverisë Hoti, si dhe listën e publikuar nga ministri Hekuran Murati.

“Ne mendojmë se një nga masat më të mira ka qenë shpërndarja e 60 milionëshit, ka qenë masë pa aplikim, janë pikërisht po të njëjtat kritere që i ka zbatuar Qeveria Kurti 1, ministri i financave nga LVV, në kohën e qeverisjen Kurti 1 , dhe në implementimin e pakos fiskale emergjente do në vendimin e qeverisë ka shkruar kështu të subvencionohen një pagë minimale, një muaj për punëtoret, një muaj për punëdhënësit, për të gjitha bizneset qe janë prekur direkt apo indirekt nga pandemia” tha Bajrami.

Tutje Bajrami ka thënë se 60 milionëshit iu ka referuar dëmeve të cilat bizneset i kanë pasur gjatë kohës kur kishte mbyllje totale, dhe lista që u publikua nga ministri Hekuran Murati prodhoi vetëm urrejtje ndaj sektorit privat

“Lista që u publikua nga ministri Hekuran Murati nuk prodhoi kurgjo, por vetëm urrejtje ndaj sektorit privat, që mund ta them që është më meritori në këtë vend. Shtesat ne i kemi shtuar, i ka ra që pensioni aktual është ulë, njerëzit i kanë marrë 120 euro, tani marrin 100 euro. Shtesat për pandemi merren çdo 3 muaj, pasi s’mund të parashikohen rrethanat për shkak pandemisë. Ajo që është e mirë është që duhet të mbahen premtimet”, tha ajo ndër të tjera në Kanal10.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments