Bajrami ka thënë se këtë vit shkollor do të ketë nxënës në çdo shkollë të cilët nuk do t’I kenë komplet të gjitha librat. Ndërsa ka thënë se Qeveria po lavdërohet me dështime.
Postimi i plotë i Bajramit:
Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat
A e dinë trumpetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në eKosova?
A e dinë ata që MASHTi ka vendosë kritere përjashtuese, si ai i moshës?A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?
A e dinë ata sa është numri i prindërve të cilëve sapo të ju dalin mjetet e librave do të ua merr përmbaruesi, për shkak se nuk kanë arritë t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?
A mund të na tregoni se kur pritët sipas juve që të filloj mësimi?
Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arritë me i pasë komplet të gjitha librat?
Veç ju lavdëroheni me dështime!