Wednesday, January 8, 2025
HomeLajmeKosovaBajrami: Korrupsionin me 2123 kontrata nuk e mbulojnë as sulmi terrorist, as...

Bajrami: Korrupsionin me 2123 kontrata nuk e mbulojnë as sulmi terrorist, as shpifjet

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka replikuar deputetit të Vetëvendosjes, Andan Rrustemit lidhur me korrupsionin.

Ajo i tha Rrustemit se korrupsionin potencial me 2 mijë e 123 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë nuk i mbulojnë as sulmet terroriste në veri, e as shpifjet që po i bën ai, sipas ish-ministres.

“Korrupsionin potencial me 2 mijë e 123 kontrata që e keni bërë pa shpallje të tenderit, me negocim të drejtpërdrejtë nuk e mbulojnë as sulmet terroriste në veri, dhe nuk e mbulon me asnjë shpifje që po mundohesh me e bë ti, dhe të gjithë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Bajrami.

“Kur e përmend thesarin, për të saten herë prej kësaj foltores po ta kujtoj, që drejtori i thesarit, ka shkuar prej aty ku barten transaksionet, aty ku mbahen paret e buxhetit të Kosovës, me propozim të qeverisë dhe me votat e LVV-së. Kështu që skandali i thesarit nuk mundet me e mbuluar korrupsionin e Nagipit, Martinajt e Mujkut e të tjerët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments