Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaBajraktari: I domosdoshëm Ligji për lustracionin, shumë zyrtarë ishin pjesë e regjimit...

Bajraktari: I domosdoshëm Ligji për lustracionin, shumë zyrtarë ishin pjesë e regjimit jugosllav

Ligji i lustracionit, ose i njohur ndryshe si i pastrimit të figurave, është domosdoshmëri në Kosovë, sipas avokatit Ardian Bajraktari. Ai, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vendit i duhet ky ligj, për shkak të numrit të lartë të zyrtarëve nëpër institucione shtetërore, të cilët ishin pjesë e regjimit jugosllav.

Bajraktari ka thënë se edhe vendet ish-komuniste e kanë përfunduar kaherë procesin e pastrimit të figurave, andaj ka kërkuar konsensus polik dhe shoqëror për këtë çështje. Ai konsideron se Kosova është vonuar shumë për ta përfunduar Ligjin e lustracionit.

“Lustracioni apo vlerësimi i pastërtisë së figurës së zyrtarit publik është një proces përveç i nevojshëm dhe i domosdoshëm për faktin se për fatin jo të mirë nëpër institucionet tona ka një numër të zyrtarëve të cilët kanë qenë pjesë e regjimit të kaluar dhe i kanë shërbyer atij qoftë para viteve të 90-ta, mirëpo disa edhe gjatë pas viteve të 90-ta. Është një proces në të cilën ish-vendet e bllokut komunist, në një formë ose në një tjetër e kanë përfunduar këtë proces prandaj në bindjen time edhe vendi ynë do të duhej ta përfundonte madje edhe shumë më herët këtë proces të nevojshëm dhe të domosdoshëm”, ka thënë Bajraktari, teksa shton se kjo është dashur të përfundojë në kohën kur ishte publikuar draft-strategjia për drejtësi tranzicionale.

“Natyrisht është mungesa e vullnetit politikë kur qe publikuar draft-strategjia për drejtësi tranzicionale, që është paraparë në kuadër të objektivit strategjik vlerësimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve publik përfshirë institucionet publike, zyrtarët policor, institucionet e drejtësisë dhe të ngjashme. Mirëpo për fatin  e keq gjatë rrugëtimit procedural të draft-strategjisë deri në miratimin e saj në Qeveri që është bërë në qershor të këtij viti, ky mekanizëm përkatësisht kjo çështje është hequr, prandaj strategjia për drejtësi tranzicionale e Republikës së Kosovës vitin 2024-2034 nuk e parasheh këtë çështje. Në bindjen time shpërfaq mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë politike për ta kryer këtë proces që është i domosdoshëm dhe që në bindjen time është jashtëzakonisht keq”, shtoi ai.

E për ta përfunduar këtë, sipas Bajraktarit duhet të bëhet me konsensus politik dhe shoqëror. Insiston ta quajë të rëndësishëm për vendin.

“Lustracioni duhet të bëhen me konsensus polik dhe shoqëror, i cili duhet  të pasohet edhe me hartimin edhe rregullimin e bazës ligjore përkatësisht legjislacionet përkatës që i mundëson lustracionin, hartimi dhe miratimi i së cilës natyrisht që duhet të bëhet me një proces sa më gjithëpërfshirës dhe të gjerë konsultimesh. E cila do të rezultoi me miratimin e një ligji që do të mundësonte lustracionin”, theksoi avokati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments