Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë disa fjalë pas debateve të fundit që lindën për listat e veteranëve.
Prej që kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së ku u fol për “pastrim të listave”, ka lindur një debat në skenën politike në Kosovë.
Sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërcënoi me protesta dhe tha se gjykata veçse e ka marrë një vendim për këtë çështje e nuk ka nevojë të kthehet më.
Bajqinovci ka hedhur gishtat nga dy parti të opozitës për këto probleme me listat e veteranëve.
“”Veteranët” e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kane marrë në fushëbeteja të luftës, por në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së.”, ka thënë ai.
“PDK e AAK, këto “fabrika” prodhuese të dëmeve ndaj luftës!”, shtoi Bajqinovci. /Gazeta Express/