Teksa ishte në ambientet e Gjykatës, babai i shokuar është shprehur se pas humbjes së djalit, edhe ai vetë kërkon të vdes, vetëm për ta takuar njëherë.
“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them” , tha babai.
Ndryshe familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, që u vra mizorisht nga Klodian Çalamani, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve duke kërkuar mbështetje nga qytetarët që autori të dënohet me vdekje.
Kjo iniciativë është mbështetur menjëherë nga të pranishmit, ndërsa në kor qytetarët kanë thërritur: “Të varet!”.
Babai i Mateos, iu ka prirë familjarëve të cilët janë mbledhur tek sheshi i qytetit për të kërkuar sa më shumë mbështetës.
Një moment prekës është thirrja e babait, i cili thotë se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vdekur.
“Babi është i vdekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjeç, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë”