Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeAzemi: Gjendja në magjistralen Prishtinë- Ferizaj është skandaloze, duhet ndërhyrje urgjente

Azemi: Gjendja në magjistralen Prishtinë- Ferizaj është skandaloze, duhet ndërhyrje urgjente

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se gjendja aktuale në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është skandaloze.

Sipas tij, duhet ndërhyrje urgjente për këtë, “sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”.

“Shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe gjendja e tmerrshme e kësaj rruge nacionale. Por edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese. Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.  Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”, ka shkruar Azemi, derisa ka publikuar edhe një video.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments