Avokati serb, Cedomir Stojkovic, ka thënë se Aleksander Vulin ka gënjyer kur ka thënë se politikani serb, Nikola Sanduloviq “është ndaluar me urdhrin tim, që mbeti në fuqi edhe pas dorëheqjes sime”, shkruan Express.
Stojkovic thotë se Vulin e ka pranuar një “përgjegjësi për të cilën s’ka lidhje”
“Vulin nuk e urdhëroi arrestimin sepse as nuk mundi ta urdhëronte – sepse Aleksandar Vuçiq i tha të jepte dorëheqjen DY MUAJ para se Sandulovuq të bënte një postim në rrjetin X për vendosjen e luleve mbi varret e shqiptarëve”, ka shkruar Stojkovic.