Cedomir Stojkoviq, avokati i Nikola Sanduloviq që u torturua e më pas u la në paraburgim pasi postoi një foto duke vendosur lule tek varrezat e familjes së heroit Adem Jashari paralajmëron se të merr masa.
Ai thotë se nëse klienti i tij nuk lirohet deri sot pasdite, ai do t’i çojë gjërat në një nivel tjetër.
“Nikolla është ende në paraburgim vetëm se ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare. Vendimi vandalist i gjykatës në Serbi. Nëse ai nuk lirohet deri sot pasdite, ne do t’i çojmë gjërat në një nivel tjetër”, ka paralajmëruar avokati.
https://twitter.com/FIGHT_4_RIGHT_S?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1746761342244303189%7Ctwgr%5Eca55594979a75660380b0d004caf9a2893fbd0b1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Favokati-serb-nese-sanduloviq-nuk-lirohet-sot-pasdite-do-ti-cojme-gjerat-ne-nje-nivel-tjeter%2F