Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAvokati Koci për vrasjen e 35-vjeçares në QKUK: Policë, roje e shumë...

Avokati Koci për vrasjen e 35-vjeçares në QKUK: Policë, roje e shumë njerëz, si është e mundur askush të mos reagojë?

Mbrëmë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, u vra një grua shtatzënë. I dyshuari për këtë është ish-burri i saj, i cili ende gjendet në arrati. Për këtë vrasje ka reaguar avokati Arianit Koci.

Koci tha që në rrethin e QKUK-së ka policë, në gjinekologji ka roje, ndërsa shtoi se për të hyrë e për të dalë duhet të pajisesh me biletë për shkak se gjatë gjithë kohës laura është e lëshuar.

Por për të është e pakuptimtë se si janë shkrepur 3 plumba dhe askush nuk ka reaguar, pasi sipas tij ka shumë njerëz në atë hapësirë.

“Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën. Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja. Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor. E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues. Krisma dëgjohet anëkënd! Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së. Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanarisht në gjinekologji. Para se me dalë e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar. Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen. Si është e mundur askush të mos reagoj?”, ka shkruar Koci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments