Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson ka kërkuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake që t’i jap urdhër Prokurorisë që dosja paraprake të dorëzohet jo më larg se më 31 tetor.
Insistimi i avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson në seancën e kaluar në Speciale kishte ndikuar që gjyqtari paraprak, Nicollas Guillou ta njoftojë Prokurorin Special se do të jap urdhër të prerë për caktimin e një date kur edhe do të dorëzohet dosja paraprake.
Kjo pasi që Emmerson ia kishte përmendur Gjykatësit faktin se ZPS ishte treguar e pasaktë në parashikimet e saja për datën e nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, duke vonuar kështu tej mase çështjën, ndërkaq që liderët e UÇK-së po vazhdojnë të rrijnë në paraburgim.
“Duke pasur parasysh se data e konferencës së radhës është së shpejti, më 29 tetor, mbrojtja me respekt kërkon që Gjyqtari i Procedurës Paraprake të lëshojë sa më shpejt një urdhër ndaj ZPS-së që të dorëzojë dosjen paraprake deri më 31 tetor”, thuhet në kërkesën e Emmerson.
Emmerson si argument ka përmendur gatishmërine e Gjyqtarit që të jap urdhër për dosjen paraprake, të cilën e kishte shprehur në Konferencën e Kaluar Statutore.
“Në konferencën e fundit të Statusit, të mbajtur më 14 shtator 2021, Gjyqtari i Procedurës Paraprake konfirmoi synimin e tij për të caktuar një afat për Përmbledhjen Paraprake të ZPS-së, më së voni në konferencën e ardhshme të Statusit. Gjyqtari i procedurës paraprake i kujtoi ZPS-së se kishte kaluar pothuajse një vit para-gjykimi dhe Mbrojtja nuk mund të priste më”, thuhet në parashtresën e avokatit Emmerson.
Vlen të përmendet se Gjykatësi Paraprak i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës që të dërgojë përgjigje të detajizuar nëse mund të ofrojë garanci për lirimin e ish-krerëvë të UÇK-së, shkruan tutje .
Ky vendim i Gjykatës vjen pasi që drejtori i policisë, Samedin Mehmeti, paraprakisht nuk kishte dhënë garanci të mjaftueshme për lirimin e krerëve të UÇK-së. Megjithatë, Paneli i Apelit kishte konstatuar se Gjykatësi Paraprak ishte dashur të kërkojë detaje shtesë nga Policia e Kosovës.