Monday, November 25, 2024
HomeBotaAvokati i saj s’po mund ta gjejë, ku është gazetarja ruse që...

Avokati i saj s’po mund ta gjejë, ku është gazetarja ruse që protestoi në emision të lajmeve?

Një gazetare ruse, që u prezantua si Marina Ovsyannikova, u fut në mes të transmetimit të lajmeve në njërin prej kanaleve ruse, duke kërkuar ndaljen e agresionit rus në Ukrainë.

“Ndalo luftën! Mos i besoni propagandës! Ata po ju gënjejnë”, ishin disa fjalë që mbante në pankartë derisa brohoriti “Ndal luftën”.

Ajo u ndalua menjëherë mbrëmë pas këtij veprimi dhe një agjenci shtetërore e lajmeve sapo ka raportuar se kundër saj ka nisur një hetim, shkruan BBC.

Avokati i saj thuhet se u përpoq ta gjente atë në të gjitha komisariatet pranë qendrës televizive, por me sa duket nuk ka mundur ta gjejë atë.

Për këtë veprim ajo mund të marrë dënime të ashpra në bazë të ligjit rus.

Kremlini ka vendosur dënime mjaft të rënda kundër atyre që marrin pjesë në protesta të paligjshme dhe atyre që publikojnë të tilla informacione që Kremlini i konsideron të rreme për ushtrinë ruse dhe aktivitetet e saj. Ata mund të dënohen deri në 15 vjet. Ka një mori ligjesh të tjera sipas të cilave supozohet se ajo mund të ndiqet penalisht. Megjithatë, duhet pritur gjyqi i saj, që ishte në plan të mbëhet këtë mëngjes.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments