Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeAvokati i familjes Osmani: Dënimi ndaj Krivaqës e përmbush drejtësinë, për Sejdiun...

Avokati i familjes Osmani: Dënimi ndaj Krivaqës e përmbush drejtësinë, për Sejdiun do të kërkojmë rikualifikim të veprës

Avokati i familjes së të ndjerës, Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, e cilëson si të përmbushur drejtësinë pas vendimit të gjykatës, ku Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Rexhepi tha se e cilëson si të përmbushur drejtësinë, pasi të dy të akuzuarit kryesorë janë shpallur fajtor, teksa për dënimin prej 15 vjet burgim për Arbër Sejdiun, paralajmëroi se do të kërkojnë rikualifikim të veprës.

“Për të akuzuarin e dytë, kam deklaruar se rikualifikimi i veprës penale, nuk jemi të kënaqur për shkak se nga “bashkëkryerja” e kanë kthyer në “ndihmë”, dhe sanksioni penal duhet të ndryshojë posa ta marrim vendimin dhe do ta ankimojmë aktgjykimin dhe do të kërkojmë që të bëhet rikualifikimi në Gjykatën e Apelit për të akuzuarin e dytë dhe të rikthehet se i akuzuari i dytë duhet të jetë bashkëpjesëmarrës në vrasjen mizore të Marigonës”, tha Rexhepi në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se provat kanë qenë të dukshme, ku ka pasur dëshmitarë që janë dëgjuar por edhe raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, e ka konstatuar se vrasja e Marigona Osmanit u bë në mënyrën më mizore të mundshme.

“Po ashtu, provat kryesore janë video-xhirimet që janë marrë në banesën e të akuzuarit të parë, Dardan Krivaqës, dhe ato xhirime janë marrë për 72 orë dhe ato janë provat që i inkriminojnë të dy tashmë të dënuarit”, tha ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments