Zyrtari i VV-së, Avni Zogani, thotë se edhe opinionistët që dalin nëpër studio televizive dhe gazetarët që flasin si pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë janë përgjegjës për dhunën, jo vetëm reperët nëpër këngët e tyre.
Zogiani pyet se kur flitet nëpër studio televizive ku akuzohen njerëzit për vrasje a duhet të fajësohet muzika rep.
“Po tere ajo pjese e kultures qe thekson lluksin dhe vullgarizon seksin, e qe jo domosdoshmerisht i takon rap-it, por gjindet ne pjeset tjera te kultures qe prodhohet e imponohet qe nga niveli parashkollor?! Po per tipa qe dalin si opinionistë neper studiot e televizioneve qe flasin e akuzojne deri ne vrasje sepse “m’ka thene mue njeni”, edhe per kte duhet te fajesohet rap-i?! Po kur futeni ne sistemin e konspiracioneve qe i sherben luftes suaj politike dhe mundoheni ta forconi propaganden politike, aty nuk shifni asnje nxitje per dhune?”, ka shkruar ai.
Tutje Zogani tha se në situatat ku shpërthen dhuna çdoherë mundohet të gjendet viktima pa e parë përgjegjës tjetrin.
“Po edhe fakti qe per secilen situate kur na shperthen nje dhune mundoheni te gjeni nje viktime dhe gjithçka ta hedhni aty, ne ate gropen qe e krijoni vete, e nuk e shifni fare veten pergjegjes, sepse ne fund te fundit jeni ju ata qe po gjeneroni kete opinion publik te tille çfare eshte, edhe ketu fajin e kane rap-erat?”, ka thënë ai.
Shkaku i një vrasje që ndodhi në Ferizaj të shtunën, ka zgjuar debatin mbi muzikën rep dhe tekstet e reperëve që disa thonë se aty promovohet dhuna.
Kjo pasi viktima dhe dorasi që dyshohet se e kreu vrasjen në Ferizaj fillimisht ishin shokë e më pastaj pjesë e grupeve rivale të muzikës rep.