Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi, për pasojë ai ka vdekur, ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore. Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra. Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga ky rast: