Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaAustralia bllokon ndërtimin e ambasadës së re ruse, thonë se është shumë...

Australia bllokon ndërtimin e ambasadës së re ruse, thonë se është shumë afër Parlamentit

Australia ka bllokuar Rusinë në ndërtimin e ambasadës së re shumë afër parlamentit australian nën shqetësimin se Rusia mund ta përdorë objektin për spiunazh

Kryeministri australian Anthony Albanese ka thënë se agjencitë e inteligjencës i kanë dhënë këshillë shumë të qartë që ta ndalojë lëvizjen.

Pasi që përpjekja ligjore për ta bllokuar ndërtimin në Canberra kishte dështuar, të enjten parlamenti australian është dashtur që të votojë një legjislacion të ri për ta bllokuar aty, raporton BBC.

Ambasada e tanishme ruse nuk do të preket ligji i ri dhe kjo vlen vetëm për objektin pranë parlamentit. Ligji i ri parasheh që Rusia mund të kërkojë dëmshpërblim financiarë për këtë gjë.

Një diplomat rus është prononcuar për AFP ku tha se ambasada po kërkon këshilla legale kundrejt këtij ligji.

Moska këtë pronë e ka blerë në vitin 2008 dhe ndodhet vetëm 400 metra larg godinës së parlamentit australian. Godina e re që nga atëherë ka filluar ndërtimin por ky proces ka shkuar ngadal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments