Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAto që nuk i realizoi Vitia, premton t’i realizojë ministri i ri...

Ato që nuk i realizoi Vitia, premton t’i realizojë ministri i ri i Shëndetësisë, flet për strategji 30-vjeçare

Rifat Latifi është emëruar ministër i ri i Shëndetësisë në Kosovë.

Me të marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Latifi ka thënë se do të shtojnë shërbimet shëndetësore, e do të ndërpresin largimin e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova.

Latifi ka thënë se do ta ndërpresin largimin e trurit mjekësor nga Kosova, derisa do të punojnë që edhe ata që janë larguar, të kthehen në vend.

“Ne do ta ndërpresin largimin e trurit mjekësor dhe shkencor të Kosovës në vendet tjera të Evropës dhe më tej. Nëse ne e rregullojmë shtëpinë tonë, do të bëjmë të mundshme kthimin e trurit të larguar deri tash në mënyrë që të bëhet pjesë e procesit të ngritjes së standardeve mjekësore. Ne zotohemi që të gjithë ata që duan të kthehen, mund të kthehen dhe të bëhen pjesë e jetës tonë tash në Kosovë e ta ndihmojnë Kosovën në shkencat mjekësore të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Latifi ka thënë se kësisoj edhe pacientët do të marrin trajtim mjekësor në institucionet shëndetësorë ne vend.

Ai ka thënë se duhet të fillojnë me strategjinë 20-30 vjeçare, pasi që sipas tij, ky proces do të zgjatë.

“Do të jetë qartë se pacientët tonë do të rrinë në shtëpinë tonë në Kosovë për shkak se ne do t’i kemi ekspertët tonë. Gjithë ky proces do të zgjat, por ne duhet të fillojmë strategjinë 20 deri në 30 vjeçare, e jo një vjet apo dy vjet. Duhet në këtë rrugëtim të adaptohemi për të rejat e mjekësisë si dhe t’i njohim ato vetë”, ka shtuar ai.

Latifi me këtë rast ka premtuar edhe shtim të shërbimeve shëndetësore.

“Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate të ngrisim standardet mjekësore, duke ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë specializimeve si dhe ngritjen e aftësive të kapaciteteve njerëzore për hulumtime shkencore në shkencat mjekësore, sikur për mjekët ashtu edhe për infermierët dhe të gjithë punëtorët tjerë shëndetësorë. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore ne investojmë në ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe në këtë mënyrë shtojmë volumin e shërbimeve mjekësore në Kosovë. Me të ardhurat prej këtyre shërbimeve, ne riinvestojmë sërish në kualitet”, ka shtuar ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments